Njoftim në lidhje me Covid-19
Gati.al është një platformë e cila ju ndihmon të gjeni profesionistët për të cilët ju keni nevojë, duke vënë në kontakt ndividëd/bizneset (ata që kërkojnë një shërbim) me profesionistët/ekipet e profesionistëve (ata që i ofrojnë shërbimet).Gati.al është një urë komunikimi midis profesionistëve/ekip profesionistësh dhe individëve/bizneseve që kerkojnë shërbime.
Çdo gjë po ndryshon shumë shpejt! Ekspertët po na kërkojnë të mbajmë distancë nga njëri-tjetri, dhe e gjithë kjo situatë është e re dhe shumë sfiduese për të gjithë ne.
Për Gati.al ajo që ka më shumë rëndësi se çdo gjë tjetër është shëndeti dhe mirëqenia e komunitetit tonë. Prandaj, ne kemi filluar të përshtatemi dhe duam t’ju sygjerojmë dhe ju mënyrën më të thjeshtë se si mund të përshtateni.
Informacione për ata që duan të marrin shërbime (individët/bizneset).
Çfarë mund të bëjmë ne kur profesionistët vijnë në shtëpinë apo biznesin tonë?
A duhet ta shtyj një shërbim për të cilin kam nevojë tani?
Ajo që ne do t’ju sygjeronim në një moment të tillë do të ishte që mbi të gjitha të zgjidhni sigurinë tuaj dhe sigurinë e të tjerëve.Por, duke u bazuar në atë që ekspertët thonë, duke ju referuar këtu Organizatës Botërore të Shëndetit (https://www.who.int/), ne ju sygjerojmë të mbani distancë nga profesionisti ndërkohë që ai është duke punuar, dhe më pas sapo ai të ketë mbaruar punën sterilizoni menjeherë çdo hapësirë që ka prekur dhe punuar.
Ju lutemi, sigurohuni që të thërrisni një profesionist/ekip profesionistësh vetëm nëse e keni me të vërtetë të nevojshme në këtë kohë.
Informacione për ata që ofrojnë shërbime (profesionistët/ekipet e profesionistëve).
Çfarë hapash duhet te ndjek për sigurinë time dhe të tjerëve?
Është e nevojshme që të shtyj ne një moment të dytë projektet që kam në këtë periudhë?
Ajo që ne do t’ju sygjeronim në një moment të tillë do të ishte që mbi të gjitha të zgjidhni sigurinë tuaj dhe sigurinë e të tjerëve!Por, duke u bazuar në atë që ekspertët thonë, duke ju referuar këtu Organizatës Botërore të Shëndetit (https://www.who.int/), nëse ju nuk mund të shtyni projektet tuaja në një moment të dytë, ju sygjerojmë të mbani distancën e nevojshme nga klientët tuaj, të vishni gjithmonë doreza dhe maskë ndërkohë që jeni duke punuar.
Ju lutemi, gjithashtu sigurohuni që të ndiqni udhëzimet dhe rregullat e bashkisë ku ju jetoni, sepse disa shërbime konsiderohen thelbësore dhe disa të tjera jo.
Çfarë është COVID-19?
COVID-19 është një virus që shkakton infeksione të frymëmarrjes.
Gjëja më e rendësshme është të qëndrojmë gjithmonë të informuar dhe mbi të gjitha të mbështesim njëri-tjetrin!
#doTeBehetMeMire #qendroNeShtepiSaTeMundesh