Pyetjet më të shpeshta Përdorues

Çfarë është Gati.al?
Si të regjistrohem në portal?
Si të përzgjedh llojin e profilit të Gati.al?
Më shumë
Mbrapa

Gati.al është një platformë digjitale që shërben si një pikë takimi on-line për profesionistë dhe këdo që ka nevojë për shërbime profesionale, duke i dhënë mundësinë çdo individi që ka lidhje në internet të kërkojë dhe të gjejë në një kohë shumë të shkurtër profesionistin që i nevojitet.
Gati.al ofron mundësinë të zgjidhni midis 2500 profesionistëve të mbi 200 profesioneve të ndryshme, dhe gjithashtu i ofron mundësinë çdo profesionisti të regjistrohet dhe të ofrojë shërbime profesionale pa asnjë pagesë ndaj platformës.

 

Nëse po kërkoni për një profesionist për të kryer një shërbim që ju nevojitet, keni ardhur në platformën e duhur!

Gati.al është portali ku takohen kërkuesit dhe ofruesit e shërbimeve të ndryshme. Ju duhet vetëm të hapni një llogari, dhe më pas mund të nisni nga puna. Këta janë hapat se si mund të regjistroheni në portal:
 Klikoni butonin Regjistrohu në faqen kryesore të Gati.al. Regjistrimi është falas!
Në formën e Regjistrimit, do të gjeni 2 mundësi zgjedhjeje: “Kërkoj Shërbim” ose “Ofroj Shërbim”.
 Klikoni mbi opsionin “Kërkoj Shërbim” dhe regjistrohuni si:
·         Individ
·         Kompani
Plotësoni të gjitha fushat e kërkuara me informacionet përkatëse, klikoni “Regjistrohu” dhe menjëherë bëheni pjesë e platformës!

 

 

Të gjithë mund të regjistrohen në Gati.al! Regjistrimi është falas për të gjithë!
Në Gati, ju mund të zgjidhni të krijoni një llogari si:

 
Individ – për të gjithë personat që duan ta përdorin platformën për të gjetur profesionistë të ndryshëm për shërbimet që i nevojiten. Individët mund të postojnë njoftime dhe të vlerësojnë e vlerësohen prej profesionistëve nga të cilët kanë marrë shërbime.
 Kompani – për të gjitha biznese, persona fizikë apo shpk që duan ta përdorin platformën për të gjetur profesionistë për t’i punësuar përkohësisht ose me kohë të plotë për shërbime që ata i ofrojnë personave të tretë. Kompanitë mund të postojnë njoftime, të përdorin Rrjetin e Gati.al, dhe të japin vlerësime për profesionistët të cilët kanë punësuar.

 

 

Çdo individ, kompani, profesionist apo ekip profesionistësh mund të regjistrohet në Gati.al, të postojë njoftime, të aplikojë në njoftime të postuara, të reklamojë shërbimet e ofruara, të përdorë rrjetin social të platformës për të ndërvepruar me përdoruesit e tjerë të platformës, dhe GJITHÇKA ËSHTË PA ASNJË DETYRIM FINANCIAR DHE PA ASNJË PAGESË NDAJ GATI.AL!

Me disa hapa shumë të thjeshtë mund të ndryshoni fjalëkalimin tuaj dhe të keni mundësi ta përdorni llogarinë tuaj!

Hyni në portalin Gati.al dhe klikoni “Lidhu” në shiritin e menu-ve në pjesën e sipërme të faqes, (ose në ikonën e menusë - tri vijat horizontale, për përdoruesit e tablet dhe mobile).
Tek pop-up-i që ju shfaqet klikoni “Keni harruar fjalëkalimin?” do t’ju çojë në një faqe ku duhet të plotësoni adresën e email-it me të cilën jeni regjistruar në portal. Në këtë adresë email-i do t’ju vijë një kod të cilin duhet ta vendosni në portal, dhe më pas mund të shkruani fjalëkalimin tuaj të ri.

Ju mund të modifikoni në çdo kohë profilin tuaj në Gati.al, për të ndryshuar, shtuar ose hequr informacione të ndryshme e vendosura në dispozicion. Gjithashtu, ju jepet mundësia që secilën nga informacionet të zgjidhni ta bëni ose jo të dukshme, duke zgjedhur nëse doni ta ndani me të gjithë përdoruesit e Gati.al apo të jetë i fshehur dhe të keni mundësi që ta shihni vetëm ju. Vizitorët e platformës, të cilët nuk kanë një profil në Gati.al, nuk mund ta shohin profilin tuaj!

Përmes formës së kërkimit që ndodhet në faqen kryesore të Gati.al, ti mund të përzgjedhësh profesionistin apo ekipin e profesionistëve të gjindshëm, në mënyrë që të marrësh shërbimin e kërkuar.

Gjithashtu, profesionistët mund të ofrojnë shërbimin e tyre, që realizohet përmes një njoftimi. Duke postuar një njoftim pune, ti u jep mundësinë të gjithë profesionistëve të aplikojnë për të kryer atë shërbim. Në këtë mënyrë ti kursen kohë dhe gjen profesionistin e duhur!

Nuk ka rëndësi nëse jeni individ/biznes, apo profesionist/ekip profesionistësh! Ju mund të vlerësoni dhe të vlerësoheni në Gati.al.
Çdo përdoruesi të Gati i jepet mundësia që të japë vlerësime për shërbime që një profesionist i ka realizuar, pasi është shpallur fitues në njoftimin e publikuar të punës. Vlerësimi është shumë i dobishëm dhe i shërben përdoruesve të tjerë për të mësuar se sa mirë ka punuar dhe se sa korrekt ka qënë profesionisti/ekipi në punën e realizuar.
Nga ana tjetër, një profesionist/ekip profesionistësh që ka kryer një shërbim për një individ/biznes, sipas njoftimit të postuar nga këta të fundit, mund të postojë një vlerësim në profilin e përdoruesit që e ka punësuar, për të përshkruar sjelljen dhe korrektësinë e punëdhënësit.

Pyetjet me te shpeshta Profesioniste

Çfarë është Gati?
Si të regjistrohem në portal?
Si të përzgjedh llojin e profilit të Gati.al?
Më shumë
Mbrapa

Gati.al është një platformë digjitale që shërben si një pikëtakimi on-line për profesionistë dhe këdo që ka nevojë për shërbime profesionale, duke i dhënë mundësinë çdo individi që ka lidhje në internet të kërkojë dhe gjejë në një kohë shumë të shkurtër profesionistin që i nevojitet.

Gati.al ofron mundësinë të zgjidhni midis 2500 profesionistëve të mbi 200 profesioneve të ndryshme, dhe gjithashtu i ofron mundësinë çdo profesionisti të regjistrohet dhe të ofrojë shërbime profesionale pa asnjë pagesë ndaj platformës.

Nëse jeni një profesionist dhe dëshironi të ofroni shërbimet tuaja, keni ardhur në vendin e duhur! 

Gati.al është portal ku takohen kërkuesit dhe ofruesit e shërbimeve të ndryshme. Gjithçka ju duhet është një llogari, dhe mund të nisni nga puna. Ja një numër hapash se si mund të regjistroheni në portal: 
-          Klikoni butonin Regjistrohu në faqen kryesore të Gati.al. Regjistrimi është falas!
-          Në formën e Regjistrimit, do të gjeni 2 mundësi zgjedhjeje “Kërkoj Shërbim” ose “Ofroj Shërbim”.
-          Klikoni mbi “Ofroj Shërbim” dhe regjistrohuni si:
·         Profesionist
·         Ekip Profesionistësh

Plotësoni të gjitha fushat e kërkuara me informacionet përkatëse, klikoni “Regjistrohu” dhe menjëherë bëheni pjesë e platformës!

Të gjithë mund të regjistrohen në Gati.al! Regjistrimi është falas për të gjithë!
Në Gati, ju mund të zgjidhni të krijoni një llogari si:

 Profesionist – për të gjithë ata persona që zotërojnë një profesion të cilin e ushtrojnë në mënyrë të lirë e të pavarur, dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë shërbime të gjithë personave, kompanive që janë të interesuar. Profesionistët mund të postojnë ose të aplikojnë nëpër postime të ndryshme dhe të japin vlerësime për individë/biznese të cilëve i kanë ofruar shërbime.

Ekip profesionistësh – për të gjithë grupet, persona fizikë apo shpk, të cilët përbëhen nga dy ose më shumë profesionistë, që zotërojnë një ose më shumë profesione të cilët i ushtrojnë në mënyrë të lirë e të pavarur, dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë shërbime të gjithë personave, kompanive që janë të interesuar.

Çdo individ, kompani, profesionist apo ekip profesionistësh mund të regjistrohet në Gati.al, të postojë njoftime, të aplikojë në njoftime të postuara, të reklamojë shërbimet e ofruara, të përdorë rrjetin social të platformës për të ndërvepruar me përdoruesit e tjerë të platformës, dhe GJITHÇKA ËSHTË PA ASNJË DETYRIM FINANCIAR DHE PA ASNJË PAGESË NDAJ GATI.AL!

Me disa hapa shumë të thjeshtë mund të ndryshoni fjalëkalimin tuaj dhe të keni mundësi ta përdorni llogarinë tuaj!

 
Hyni në portalin Gati.al dhe klikoni “Lidhu” në shiritin e menu-ve në pjesën e sipërme të faqes, (ose në ikonën e menusë - tri vijat horizontale, për përdoruesit e tablet dhe mobile).

Tek pop-up-i që ju shfaqet klikoni “Keni harruar fjalëkalimin?” do t’ju çojë në një faqe ku duhet të plotësoni adresën e email-it me të cilën jeni regjistruar në portal. Në këtë adresë email-i do t’ju vijë një kod të cilin duhet ta vendosni në portal, dhe më pas mund të shkruani fjalëkalimin tuaj të ri.

Ju mund të modifikoni në çdo kohë profilin tuaj në Gati.al, për të ndryshuar, shtuar ose hequr informacione të ndryshme e vendosura në dispozicion. Gjithashtu, ju jepet mundësia që secilën nga informacionet, të zgjidhni që ta bëni ose jo të dukshme, duke zgjedhur nëse doni ta ndani me të gjithë përdoruesit e Gati.al apo të jetë i fshehur dhe të keni mundësi që ta shihni vetëm ju. Vizitorët e platformës, të cilët nuk kanë një profil në Gati.al, nuk mund ta shohin profilin tuaj!

Kushdo që kërkon një shërbim profesional dhe është i regjistruar në platformë mund të postojë një njoftim pune në Gati.al. Postoni një njoftim, nëse doni që profesionistët të interesohen e të aplikojnë për realizimin e shërbimit që ju kërkoni, dhe më pas të përzgjidhni ju personin më të përshtatshëm mes aplikantëve.

Duke postuar një njoftim, ju jepet gjithashtu mundësia që të përcaktoni një çmim për shërbimin që ju kërkoni, duke i dhënë kështu mundësinë profesionistëve të aplikojnë për ta kruer atë. Gjithashtu, ju jepet mundësia të postoni një njoftim me oferta, që do të thotë se ju vendosni një çmim fillestar, dhe më pas çdo profesionist që aplikon propozon çmimin e tij për shërbimin që ofron.

Nuk ka rëndësi nëse jeni individ/biznes, apo profesionist/ekip profesionistësh! Ju mund të vlerësoni dhe të vlerësoheni në Gati.al.
Çdo përdoruesi të Gati i jepet mundësia që të japë vlerësime për shërbime që një profesionist i ka realizuar, pasi është shpallur fitues në njoftimin e publikuar të punës. Vlerësimi është shumë i dobishëm dhe i shërben përdoruesve të tjerë për të mësuar se sa mirë ka punuar dhe se sa korrekt ka qënë profesionisti/ekipi në punën e realizuar.
Nga ana tjetër, një profesionist/ekip profesionistësh që ka kryer një shërbim për një individ/biznes, sipas njoftimit të postuar nga këta të fundit, mund të postojë një vlerësim në profilin e përdoruesit që e ka punësuar, për të përshkruar sjelljen dhe korrektësinë e punëdhënësit.


Merr ndihmë në aplikacion
Shkoni në "SUPORT" në menunë gati
Na ndiqni në facebook
Merrni statusin më të fundit në aplikacion, ose postoni një status tek ne me cdo pyetje
×