KËSHILLA

  • 1. Këshilla për përdoruesit e rinj

  • Gati.al është portali ku takohen kërkuesit dhe ofruesit e shërbimeve të ndryshme! Gjithçka ju duhet është një llogari dhe mund të nisni nga puna. Gati.al ofron shumë avantazhe për përdoruesit e tij, duke përfshirë mundësinë që të jenë vetë kërkuesit dhe ofruesit e shërbimeve që përcaktojnë kushtet për bashkëpunim, oraret dhe kostot, dhe të gjitha këto PA ASNJË DETYRIM NDAJ GATI.AL! Së pari, funksioni më i rëndësishëm është kërkimi dhe gjetja e profesionistëve në fushën ku ju jeni të interesuar. Duke shërbyer si një urë komunikimi midis kërkuesve dhe ofruesve të shërbimeve, Gati.al shkurton kohën dhe kostot që nevojiten. Ka shumë gjëra që mund të bëni me Gati.al. Pavarësisht nga lloji i profilit tuaj, ju mund të kërkoni për profesionistë, të postoni njoftime pune, të aplikoni te njoftimet e postuara, si dhe të vlerësoni e të merrni vlerësime. Vlerësimi, nëse ka, është shumë i rëndësishëm për të mësuar se sa mirë ka punuar, dhe se sa korrekt ka qenë profesionisti/ekipi në punët e mëparshme.

  • 2. Si të keni një profil të suksesshëm

  • Çelësi i një fillimi të mbarë dhe të suksesshëm është ekspozimi!
    Është shumë e rëndësishme që profili juaj në Gati, të jetë sa më i plotë, për ata që kërkojnë shërbim, dhe sidomos për ata që ofrojnë shërbim. Nuk ka rëndësi cila është fusha juaj e ekspertizës, sa e gjatë është eksperienca juaj, por ajo që ka rëndësi është mënyra se si i pasqyroni dhe sa mirë i përshkruani ju ato në rezymenë tuaj. Mundohuni që të plotësoni me sa më shumë informacione profilin tuaj, duke përfshirë në radhë të parë informacionet bazë: emri dhe mbiemri, mosha, të dhënat e kontaktit, e duke vazhduar më pas me një përshkrim të eksperiencave tuaja të mëparshme të punës, trajnime apo certifikime që zotëroni. Një pikë e domosdoshme për të pasur një profil të mirë janë pa diskutim FOTOGRAFITË! Sigurohuni që profili juaj të jetë i pajisur me një foto profili tuajën, një foto kopertine që ju përfaqëson ju, apo profesionin tuaj, si dhe albume fotografish me punët që ju keni realizuar. Një profil me karakteristikat e mësipërme do t’ju bëjë ju më të besueshëm dhe do të rrisë mundësitë e potencialin tuaj për t’u punësuar.

  • 3. Kërkim për profesionistë apo Postim Njoftimi

  • • Ju nevojitet një shërbim, por nuk jeni të sigurt nëse duhet të kërkoni për profesionistë apo të postoni një njoftim? Ja disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë të vendosni. Kërkoni për profesionistë, nëse doni të shikoni të gjithë profilet e personave që e ofrojnë shërbimin që kërkoni. Përmes formës së kërkimit, ju mund të përzgjidhni profesionin që ju duhet dhe menjëherë do t’ju shfaqen të gjithë profesionistët e atij profesioni. Ju mund t’i analizoni dhe të përzgjidhni atë që konsideroni më të përshtatshëm për ju, dhe më pas të viheni në kontakt përmes të dhënave që disponon profesionisti në profilin e tij. Postoni një njoftim, nëse doni që profesionistët të interesohen e të aplikojnë për realizimin e shërbimit që ju kërkoni, dhe më pas të përzgjidhni ju personin më të përshtatshëm mes atyre që kanë aplikuar. Duke postuar një njoftim, juve ju jepet gjithashtu mundësia të përcaktoni një çmim për shërbimin që kërkoni, duke u dhënë kështu mundësinë profesionistëve të aplikojnë për këtë shërbim. Gjithashtu, ju jepet mundësia të postoni një njoftim me oferta, që do të thotë se ju vendosni një çmim fillestar, dhe më pas çdo profesionist që aplikon, propozon çmimin e tij për shërbimin që ofron.

  • 4. Si të postoni një njoftim pune

  • Mjafton të keni një profil në Gati.al, për të pasur mundësinë të kërkoni dhe gjeni profesionistë, të bëheni pjesë e rrjetit Gati, të postoni njoftoni apo të aplikoni në një të tillë. Duke postuar një njoftim pune, ju i jepni mundësinë profesionistëve të aplikojnë dhe t’ju ofrojnë shërbimin që ju nevojitet. Procedura e postimit të njoftimit është shumë e thjeshtë, ndaj çdokush mund të postojë në Gati, dhe kjo procedurë nis me hyrjen në portalin Gati.al.

    • 1. Në faqen kryesore të Gati.al, në shiritin e menyve, që gjendet në pjesën e sipërme të faqes (ose në ikonën e menysë - tri vijat horizontale, për përdoruesit e tableteve dhe të celularëve), do të gjeni menynë “Njoftime”.
    • 2. Mjafton të çoni shënjuesin mbi njoftime dhe do t’ju shfaqet një listë me disa nënmeny.
    • 3. Klikoni mbi “Posto njoftime pune”.
    • 4. Plotësoni “Captcha”, për të vazhduar te forma e postimit të njoftimit..
    • 5. Zgjidhni llojin e njoftimit, plotësoni fushat e kërkuara, për të cilat ju vijnë në ndihmë edhe udhëzimet që ndodhen tek ikonat “?”, në të majtë të fushave, dhe në fund plotësoni “Ruaje”.

    Tashmë ju postuat njoftimin, dhe jeni në pritje të aplikimeve! Mbani parasysh se: duhet të keni një llogari në Gati.al, dhe të jeni i lidhur me të për të postuar një njoftim pune në portal!

  • 5. Si të përzgjidhni personin e duhur

  • Për të gjetur një profesionist për shërbimin që ju nevojitet, mund të kërkoni te forma e kërkimit në faqen kryesore të Gati.al, ose mund të postoni një njoftim dhe të prisni për aplikime nga profesionistët e interesuar. Në të dyja rastet, jeni ju ata që zgjidhni personin më të përshtatshëm për kryerjen e shërbimit tuaj.
    Kriteret e përzgjedhjes mbeten plotësisht në dorën tuaj, dhe mund të kenë të bëjnë me çmimin e ofruar për shërbimin, eksperiencën e profesionistit apo ekipit, vlerësimet e mëparshme që mund të kenë marrë ata, pamja e përgjithshme e profilit tyre, kohëzgjatja e realizimit të shërbimit etj.
    Në profilin e çdo profesionisti apo ekipi profesionistësh, do të gjeni një seksion të veçantë ku ndodhet vlerësimi i tij, i llogaritur nga komentet pozitive apo negative që ai ka marrë në punët e mëparshme. Në bazë të përqindjes së vlerësimit të tij, por edhe në bazë të informacionit që ai ka vendosur në dispozicion në profilin e Gati, ju keni mundësinë dhe detaje të mjaftueshme për të vendosur nëse do ta punësoni ose jo një profesionist, ose një ekip. Është shumë e rëndësishme që edhe ju të lini një koment në profilin e profesionistit apo ekipit, në mënyrë që edhe të tjerë pas jush, të kenë një pikë referimi gjatë përzgjedhjes së personit që do të punësojnë për shërbimin e kërkuar.
    Platforma Gati.al ka bashkëpunim të ngushtë me disa nga kompanitë lider në tregun shqiptar!
    Nëse kompania juaj ofron produkte dhe shërbime që mund t’u vijnë në ndihmë profesionistëve të Gati.al, apo përdoruesve të thjeshtë të platformës, dhe dëshironi të bëheni partner i Gati.al, ju lutemi kontaktoni në numrin e telefonit +355 69 209 3393 ose në adresën e e-mail-it [email protected], dhe brenda një kohe shumë të shkurtër do të kontaktoheni nga ekipi i Gati.al!

×