Termat dhe kushtet e përdorimit

Termat dhe Kushtet

“GATI” është një platformë, e cila mundëson ndërmjetësim midis kërkuesve dhe ofruesve të shërbimeve të ndryshme, të publikuara përmes saj. Kjo platformë ofron mundësinë e publikimit të njoftimeve (oferta dhe kërkesa për shërbime), reklamave, shërbimit të njoftimit me anë të sms-ve në lidhje me njoftimet e reja etj. Sa më sipër, në kuptim të kësaj marrëveshje do të quhen “shërbime”. “Përdorues” mund të jetë çdo person mbi 18 vjeç, që përfiton nga shërbimet e këtij platforme. Duke u regjistruar në këtë platformë ju (çdo përdorues) duhet të pranoni dhe të respektoni kushtet e përgjithshme përdorimit të tij. Për shërbime të veçanta, për të cilat është parashikuar një rregullim i posaçëm, ju do të pranoni kushtet për përdorimin e shërbimit përpara se të përfitoni prej tij. Nëse nuk bini dakord të respektoni kushtet e përdorimit të kësaj platforme, ju nuk mund të përfitoni nga shërbimet e ofruara në të. Kushtet e përdorimit mund të jenë objekt i ndryshimeve të herëpashershme, si rezultat i futjes së shërbimeve të reja, ndryshimeve të legjislacionit në fuqi, parashikimeve shtesë nga platforma. Këto ndryshime/shtesa do ju njoftohen nga platforma dhe duhet të pranohen nga ana juaj. Kushte të përgjithshme
  • 1- Regjistrimi dhe siguria
    • a) Secili përdorues mund të hapë llogarinë e tij personale në platformë, në të cilën ngarkon të dhënat e detyrueshme që platforma ju kërkon dhe të dhëna të tjera që ju vullnetarisht dëshironi të bëni publike.
    • b) Hapja e llogarisë kërkon miratimin tuaj në lidhje më çdo informacion, të dhënë personale, teknike/profesionale, fotografi dhe të dhëna të tjera që do të ngarkoni në llogari.
    • c) Ju përcaktoni nivelin e aksesit të palëve të treta në të dhënat tuaja duke iu përgjigjur opsioneve të privatësisë të kërkuara nga platforma gjatë regjistrimit.
    • d) Ju duhet të publikoni informacione të vërteta në llogarinë tuaj dhe zotoheni të mos hapni më shumë se një llogari për veten, të mos hapni llogari në emër të personave të tjerë, nëse nuk jeni autorizuar prej tyre, të mos ndani fjalëkalimin apo elementë të tjerë të sigurisë së llogarisë tuaj me të tjerë.
  • 2- Privatësia dhe përdorimi/administrimi i informacionit
    • a) Informacioni i publikuar në këtë platformë administrohet në bazë të legjislacionit në fuqi të Republikës së Shqipërisë, duke respektuar parimin e konfidencialitetit, të drejtën e ruajtjes së të dhënave personale, të drejtat e pronësisë intelektuale.
    • b) Informacioni i dorëzuar në platformë nga përdoruesit do të administrohet nga platforma në funksion të qëllimit për të cilin ai është krijuar dhe funksionon, duke e bërë publik në atë masë që është e nevojshme për realizimin e këtij qëllimi dhe/ose i është lejuar nga përdoruesi nëpërmjet përcaktimit të nivelit të privatësisë së të dhënave të publikuara në platformë.
    • c) Informacioni i publikuar në llogarinë e secilit përdorues është në pronësi të tij dhe përditësohet duke përfshirë në të të dhëna shtesë, fshirë të dhëna të publikuara më parë, në varësi të vendimmarrjes të përdoruesit të llogarisë. Kur përdoruesi i llogarisë vendos të fshijë llogarinë e tij, të gjitha të dhënat e publikuara nëpërmjet kësaj llogarie fshihen nga platforma dhe kjo e fundit nuk ka asnjë të drejtë mbi to.
    • d) Ju jeni përgjegjës për vërtetësinë dhe përmbajtjen e informacionit të publikuar në llogarinë tuaj në platformë. Përdoruesit nuk duhet të publikojnë imazhe ose informacione me përmbajtje diskriminuese gjinore, racore, etnike etj., pornografike, vulgare dhe të tjera të cilat janë të ndaluara nga ligji dhe ose nxisin diskriminim të të gjitha llojeve, fyejnë grupe apo individe të kategorive të ndryshme. Platforma nuk ka asnjë përgjegjësi në lidhje me përmbajtjen e informacionit të publikuar nga cilido përdorues. Platforma ka të drejtë të fshijë/mos publikojë postime të cilat kanë përmbajtje të paligjshme, fyese, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
    • e) Platforma ka të drejtë që të dhënat që ju keni vendosur të bëni publike përmes saj/ të dhënat e regjistruara në llogarinë tuaj në platformë të mund të përdoren dhe ose përpunohen prej saj për asye reklamimi brenda platformës, por në asnjë rast për tu shpërndarë apo bërë publike përmes platformave të tjera online. Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave personale do të bëhet në përputhje me Ligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe aktet nënligjore në fuqi. Në asnjë rast informacionet dhe të dhënat tuaja nuk do të keqpërdoren nga platforma, nuk do të përcillen tek palët e treta pa miratimin tuaj, nuk do të ndryshohen apo përpunohen për qëllime të ndryshme nga ofrimi/marrja e shërbimeve të platformës.
  • 3- Shkëmbimi i informacionit dhe përfitimi i shërbimeve
    • a) Përdoruesit përmes informacionit të publikuar në llogaritë e tyre, i administruar sipas parashikimeve të paragrafit të mësipërm (Privatësia dhe përdorimi/administrimi i informacionit) bëjnë publike ofertat dhe kërkesat e tyre. 
    • b) Platforma duke i mundësuar palëve publikimin e kërkesave dhe ofertave të tyre luan rolin e një ndërmjetësi për arritjen e një marrëveshje, e cila kënaq interesat e palëve.
    • c) Platforma nuk mban asnjë përgjegjësi për informacionin e publikuar nga përdoruesit e llogarive, por i mundëson atyre të gjejnë njëri-tjetrin dhe të bien dakord për marrjen/ofrimin e shërbimeve që kënaqin interesat e palëve.
    • d) Platforma nuk mban asnjë përgjegjësi në lidhje me cilësinë e shërbimit të ofruar dhe respektimin e marrëveshjes që palët arrijnë me njëra-tjetrën përmes përdorimit të saj.
    • e) Për një marrëdhenie sa më profesionale midis palëve, platforma ju vjen në ndihmë me katër tipet e kontratave për të rregulluar marrëveshjet mes kërkuesit dhe ofruesit të shërbimeve. 
      • 1. Kontratë Shërbimi – V.1 – Individ (familje) - Person Fizik Profesionist – (shkarkoni këtu)
      • 2. Kontratë Shërbimi – V.2 – Individ (familje) - Biznes Profesionist - (shkarkoni këtu)
      • 3. Kontratë Shërbimi – V.3 – Biznes Profesionist – Individ (familje) - (shkarkoni këtu)
      • 4. Kontratë Shërbimi – V.4 – Biznes Profesionist - Biznes - (shkarkoni këtu)
    • e) Platforma i mundëson palëve të vlerësojnë shërbimin e marrë përmes marrëveshjes së arritur mes tyre, nëpërmjet funksioneve të saj (pozitivisht/negativisht duke përfshirë edhe dhënien e komenteve të caktuara si referenca). Këto vlerësime administrohen nga platforma në funksion të realizimit të një sistemi vlerësimi të shërbimeve, i cili shërben si referencë në marrjen e shërbimeve në të ardhmen. Ky klasifikim i shërbimeve bazohet në referencat e dhëna në platformë, por kjo e fundit nuk është përgjegjës për vërtetësinë e tyre.
  • 4 - Pagesat
    • a) Platforma ofron shërbime pa pagesë, duke mos i tarifuar palët për përdorimin e saj, me përjashtim të shërbimit të lajmërimit për publikimin e një njoftimi, që bëhet me anë të një sms-je dhe në rastet e marrjes së një shërbimi tjetër specifik të cilët ofrohen kundrejt pagesës.
    • b) Pagesat në lidhje me shërbimet me pagesë (shikoni këtu) rregullohen me anë të një marrëveshje të veçantë, e cila përcakton kushtet e bashkëpunimit, tarifat dhe mënyrën e pagesës. 
    • c) Pagesat në lidhje me shërbimet publicitare (reklama) rregullohen me anë të një marrëveshje të veçantë, e cila përcakton kushtet e bashkëpunimit, tarifat dhe mënyrën e pagesës. Reklamat tarifohen me vlera të ndryshme në varësi të pozicionit, kohës së reklamamit dhe numrit të tyre të reklamuara në platformë nga i njëjti subjekt (shikoni këtu). Për shërbimin e reklamimit platforma faturon me anë të faturës tatimore, sipas legjislacionit në fuqi dhe likujdimi i saj nga subjekti reklamues bëhet vetëm me transfertë bankare.
    • d) Pagesat mund të kryhen vetëm nga personat madhorë, të aftë për të vepruar, individë që kërkojnë reklamimin e një shërbimi ose përfaqësues të shoqërive/personave juridikë.
  • 5- Përgjegjësia për të paguar detyrimet tatimore
    • a) Ju, jeni të detyruar të paguani detyrimet tatimore, sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së Shqipërisë për shërbimet e ofruara dhe pagesat e përfituara nëpërmjet kësaj platforme.
    • b) Përgjegjësia për pagimin e detyrimeve tatimore është individuale për çdo përdorues (profesionistë/kompani), në varësi të detyrimeve tatimore që rëndojnë mbi shërbimet e ofruara dhe të ardhurat e përfituara.
    • c) Platforma nuk ka asnjë përgjegjësi në lidhje me detyrimin e përdoruesve (profesionistë/kompani) për shlyerjen e taksave dhe tatimeve, por i fton ata të jenë të përgjegjshëm në lidhje me respektimin e këtyre detyrimeve ligjore.
  • 6- Dispozita në lidhje me Programet (Softwaret) 
  • Ju do të pranoni sugjerimet e platformës për përditësimin e programeve (web/mob) sa herë që platforma ju njofton. Nëse vendosni të mos pranoni përditësimin e programeve softwareve të sugjeruar në pajisjet tuaja, ju nuk do të mund të përfitoni nga funksionet e reja shtesë me qëllim zhvillimin, përmirësimin, përditësimin e platformës.
  • 7- Parashikime mbi krimin kibernetik
  • Ne respektojmë legjislacionin në fuqi në lidhje me krimin kibernetik, konkretisht “Konventën për Krimin në Fushën e Kibernetikës” (ratifikuar ne 2002) dhe aktet e tjera ligjore në fuqi. Çdo përdorues i platformës e ka të ndaluar të kryejë përmes përdorimit të saj veprime kundër konfidencialitetit, integritetit dhe disponueshmërisë të sistemeve kompjuterike, rrjeteve dhe të dhënave kompjuterike, sikurse dhe keqpërdorimit të këtyre sistemeve.
  • 8- Përfundimi
  • Këto kushte përdorimi përfundojnë së aplikuari midis palëve me përfundimin e marrëdhënies midis tyre, konkretisht: --mbylljen e llogarisë nga përdoruesi përfundimisht ose pezullimin e përkohshëm të tij, për sa kohë zgjat pezullimi; --mbylljen e llogarisë së përdoruesit nga platforma për shkak se ai e ka keqpërdorur atë duke shpërndarë informacion fyes, të pavërtetë dhe kryen veprime të tjera që përbëjnë vepra penale dhe rrezikojnë platformën.
  • 9- Zgjidhja e mosmarrëveshjeve
  • Palët përpiqen të zgjidhin me mirëkuptim të gjitha mosmarrëveshjet e lindura si rezultat i përdorimit të shërbimeve të platformës. Ju mund të kontaktoni platformën për çdo keqkuptim, paqartësi, gabime funksionimi të platformës apo parregullsi të tjera në ofrimin e shërbimeve në email: [email protected] 
  • Në rast se palët dështojnë në zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve ato duhet t’i drejtohen Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për zgjidhjen e tyre sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së Shqipërisë.
×