Kushtet e reklamimit

Kushtet e mëposhtme i referohen shërbimit të reklamimit në platformën “GATI.AL”.  

Për të reklamuar shërbimet/produktet tuaja (individualisht/kompani) në këtë platformë, ju duhet të pranoni kushtet e reklamimit si më poshtë:

  • 1. Ju duhet të përcaktoni formatin e formën e reklamës, të cilën do të vendosni të porosisni nga opsionet e ofruara nga platforma, kohëzgjatjen e reklamës, si dhe kohën që dëshironi të keni në dispozicion për shfaqjen e reklamës për shërbimin/produktin tuaj. Për informacione më të hollësishme mbi reklamimin në platformë, ju lutemi të na kontaktoni në adresën elektronike [email protected]

  • *Të gjitha reklamat, pavarësisht nga forma e përzgjedhur, do të shfaqen si në versionin “Desktop”, ashtu edhe në versionin “Mobile”.
  • 2. Ju duhet t’i jepni platformës reklamën në formën e banerit (nëse keni një të tillë) ose informacionin e nevojshëm për reklamën, si: logon, imazhet, sloganin, përshkrim të produkteve e shërbimeve që ju kërkoni të reklamoni, të dhëna që dëshironi të publikoni (web, email, numër telefoni, adresë etj).

  • 3. Ju duhet të kryeni pagesën për reklamën e porositur sipas kushteve tona të pagesës. Porosia do të quhet e kryer pasi të jetë likuiduar 100% e vlerës së saj.

  • 4. Vlera e reklamës do t’ju faturohet me faturë tatimore dhe do të paguhet me transfertë bankare duke specifikuar të dhënat e faturës dhe shërbimit.

  • 5. Platforma garanton reklamimin e materialit promocional të rënë dakord me ju, sipas kushteve, përmasave, pozicionimit dhe afateve kohore të porosisë, por nuk garanton numrin e klikimeve dhe audiencën e arritur nga reklama e postuar në platformë.  

  • 6. Platforma ju garanton transparencë të plotë në lidhje me numrin e klikimeve të saj. Gati.al mban përgjegjësi për vërtetësinë e këtij informacioni dhe jua vë në dispozicion përpara se ju të merrni një vendim mbi reklamimin në platformë.

  • 7. Reklamat nuk duhet të kenë përmbajtje të paligjshme. Ato nuk duhet të promovojnë barna të paligjshme, produkte të duhanit dhe artikuj të tjerë të lidhura me të; armë, municione, lëndë shpërthyese, produkte për të rritur (duke përjashtuar kontraceptivë dhe produkte të tjera të planifikimit familjar). Në përmbajtjen e reklamave (imazhe, filmime, shkrime dhe audio) nuk duhet të ketë materiale fyese, diskriminuese ndaj palëve të treta, grupeve të caktuara etnike, racore, fetare, gjinore, materiale pornografike dhe të tjera të ndaluara të transmetohen e të shpërndahen sipas ligjit. Gjithashtu, platforma ju këshillon të shmangni imazhe të forta, frikësuese, që nxisin dhunën dhe armiqësinë. Reklama duhet të jetë në pronësi të platformës ose tuajën dhe në asnjë rast nuk duhet të shkelë të drejta të pronësisë intelektuale, markën, privatësinë dhe të drejta të tjera të lidhura me palë të treta.

  • 8. Nëse ju vendosni reklama në platformë për llogari të të tjerëve, ju duhet të vërtetoni të drejtën tuaj të përfaqësimit, duke përfshirë si autoritetin për të përfaqësuar një person juridik, ashtu edhe të drejtën e përfaqësimit të një individi përmes aktit të përfaqësimit.

  • 9. Kushtet e reklamimit mund të ndryshohen dhe përditësohen nga platforma, e cila ka detyrimin t’jua bëjë të ditura dhe ju t’i pranoni për të përfituar shërbimin e reklamimit në të.

  • 10. Në çdo rast kur keni paqartësi në lidhje me shërbimin e ofruar sipas këtyre kushteve dhe ose ankesa në lidhje me mosrespektimin e kushteve të ofrimit të tij nga platforma, duhet të na e bëni të ditura përmes [email protected]

  • 11. Në rast se palët nuk arrijnë të zgjidhin me mirëkuptim mosmarrëveshjet lidhur me kushtet e sipërpërmendura, ato duhet t’i drejtohen Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për zgjidhjen e tyre sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së Shqipërisë.

×