MEDIA

Na kontaktoni
A: Rruga "Myslym Shyri", kulla 9, 1001, Tiranë, Shqipëri

Gati.al - Platforma e re digjitale nga Albanian Business Partner

Në Shqipëri ka startuar ditët e fundit platforma digjitale Gati.al, projekt ky i konceptuar dhe realizuar nga kompania Albanian Business Partner.

Platforma digjitale Gati.al është falas dhe synon të bëhet një urë lidhëse midis atyre që kërkojnë profesionistë për shërbimet që u nevojiten dhe profesionistëve që ofrojnë shërbime.  

Deri tani platforma përfshin mbi 2640 profesionistë, në 217 profesione, në të gjithë Shqipërinë. Së fundmi, Gati.al u përzgjodh fituese e çmimit “Mobiliteti i vitit” në ICT AWARDS 6 si platforma më e mirë.

Gati.al u vjen në ndihmë edhe nxënësve të shkollave profesionale të cilët mund të aplikojnë tek kompanitë e regjistruara në platformë për praktikë pune direkt nga aplikacioni. Jo vetëm kaq, por ata që përfundojnë shkollën, mund të hapin profilin e tyre duke i shërbyer një tregu jo vetëm ku ata banojnë por në të gjithë Shqipërinë, në Kosovë e kudo ka nevojë për shërbimin që ata ofrojnë.  

Platforma ka një sistem vlerësimi (raitings) dhe kjo shërben që profesionistët më të mire të promovohen më shumë. Një tjetër risi e platformës ështe rubrika “Si të?”, me video të shkurtra edukuese ku së shpejti perdoruesit mund te ndjekin video profesionale online mbi profesione të ndryshme.

Gati.al është në versionin Web dhe aplikacion, në të dy formatet Android dhe IOS.

Albanian Business Partner, aktualisht me Çertifikim ISO 9001 – 2008, u themelua më 2010 dhe ka aktivitet kryesor në fushën e zhvillimit të faqeve të internetit, programeve kompjuterike  dhe IT-së. Kompania drejtohet nga Z. Julian Demeti dhe selia e saj ndodhet në Tiranë.

Megjithëse relativisht një kompani e re, ABP është përfaqesues lokal i disa kompanive europiane të mirënjohura si Astraia Software Gmbh, Engineering Informatica S.P.A, Singular Logic, etj.

ABP menaxhon me sukses ofrimin e shërbimeve në të gjithë territorin shqiptar, në të dy sektorët, atë privat dhe atë shtetëror, më konkretisht shëndetësi, edukim, ushtri dhe shoqërinë civile.

Theksojmë gjithashtu që ABP është kompania që ka dizajnuar Webpage të portalit Flasshqip.ca dhe siguron mirëmbajtjen e saj. Suksese Gati.al dhe ABP!

@Flasshqip.ca

×