MEDIA

Na kontaktoni
A: Rruga "Myslym Shyri", kulla 9, 1001, Tiranë, Shqipëri

INAUGURIMI I GATI.AL, PLATFORMA QË I SHËRBEN ‘EKONOMISË SIPAS KËRKESËS’

‘Aftësi për Punë’ S4J mbështet dhe promovon ato nisma që mundësojnë kalimin e lehtë dhe pa probleme të nxënësve dhe kursantëve nga shkolla ose trajnimi në botën e punës. Gati.al, platforma për profesionistët e lirë, është një ndër këto.

 Gati.al i shërben botën së punës që po ndryshon me ritme të shpejta. Ajo inkurajon futjen në tregun e punës nëpërmjet vetëpunësimit dhe përdorimit të mënyrave të reja (mjeteve digjitale). Platforma digjitale, fituesi i çmimit “Mobiliteti i Vitit në TIK”, shërben si urë midis nevojave të klientit dhe profesionistëve (ose ekipeve profesionale). Njerëzit që kanë nevojë për ndonjë shërbim profesional, postojnë ‘punën’ e tyre dhe profesionistët e vetëpunësuar (ose ekipet e kompanisë) do të reagojnë dhe propozojnë. Klienti pastaj mund të zgjedhë midis ofertave të ndryshme. Kjo është mënyra – e thjeshtuar – sesi funksionon gati.al. Në këtë platformë janë regjistruar më shumë se 2,600 profesionistë, të cilët janë të gatshëm për t’ju ofruar shërbimet e tyre.

 Më 19 qershor 2018, Gati.al organizoi një aktivitet me qëllim informimin e publikut në lidhje me  tiparet e reja të platformës dhe shpalljen e një fushate kombëtare për të promovuar platformën në rradhët e profesionistëve të lirë. Znj. Dajna Sorensen, Zëvendës Ministre e Financave dhe Ekonomisë, Z. Phillip Keller, Charge d’Affairs i.e. (I Ngarkuar me Punë) në Ambasadën e Zvicerës në Shqipëri dhe Z. Henry Leerentveld, Drejtor i Swisscontact për Europën Lindore ndanë me audiencën mendimet e tyre për shpejtësinë me të cilën po rritet mundësia për ushtrimin e profesioneve të lira si edhe për ndikimin e këtij revolucioni teknologjik, i cili po e bën gjithnjë e më të lehtë gjetjen e një pune përmes aplikacioneve për profesionistët e rinj të pavarur.

Ju duhet një elektricist? Hidraulik? Zhvillues faqesh interneti? Instruktor për joga? Thjesht vizitoni Gati.al! 2,626 profesionistë dhe ekipe profesionale në 217 profesione janë gati për të zgjidhur problemet tuaja në çdo moment! 

Regjistrohuni falas dhe gjeni zgjidhje nga 2,626 profesionistë dhe ekipe profesionale në 217 profesione. Shkarkoni Gati.al në Android (Linku: https://goo.gl/3tgQEA) ose iOS (Linku: https://goo.gl/VUo3ih).

×