MEDIA

Na kontaktoni
A: Rruga "Myslym Shyri", kulla 9, 1001, Tiranë, Shqipëri

Në 19 qershor 2018, u zhvillua përurimi i platformës digjitale Gati.al!

Platforma Gati.al është një urë lidhëse midis atyre që kërkojnë profesionistë për shërbimet që u nevojiten dhe profesionistëve që ofrojnë shërbime. Është falas, kudo dhe kurdo!

Në eventin e zhvilluar në hapësirën e parkingut poshtë sheshit “Skëndërbej”, patëm mundësinë të ndiqnim fjalimet e Z. Julian Demeti, themelues i Gati.al; Z. Philipp Keller, Chargé d’Affaires a.i. (I Ngarkuari me Punë a.i.) në Ambasadën e Zvicrës; Zj. Dajna Sorensen, Zv. Ministre e Financave dhe Ekonomisë dhe Z. Henry Leerentveld, Drejtor për Europën Lindore, Swisscontact.

Deri tani,  mbi 2600 profesionistë, në 217 profesione, në të gjithë Shqipërinë! Së fundmi, gati.al u përzgjodh fituese e cmimit “Mobiliteti i vitit” në edicionin e VI të ICT AWARDS ALBANIA, si platforma më e mirë. Platforma u vjen në ndihmë edhe nxënësve të shkollave profesionale të cilët mund të aplikojnë tek kompanitë e regjistruara në platformë për parktikë pune direkt nga aplikacioni. Jo vetëm kaq por, ata që përfundojnë shkollën mund të hapin profilin e tyre duke i shërbyer një tregu jo vetëm ku ata banojnë por në të gjithë Shqipërinë, Kosovën e kudo ka nevojë për shërbimin që ata ofrojnë. Platforma ka një sistem vlerësimi (ratings) dhe kjo shërben që profesionistët më të mirë të promovohen me shumë.

Një tjetër risi e platformës është rubrika “Si të?”, me video të shkurtra edukuese, ku së shpejti përdoruesit mund të ndjekin video profesionale online mbi profesione të ndryshme.

Gati.al është në versionin web dhe aplikacion, në të dy formatet Android dhe iOS.

Gati.al, të mbaron punë!

 

 

×