MEDIA

Na kontaktoni
A: Rruga "Myslym Shyri", kulla 9, 1001, Tiranë, Shqipëri

Flet Julian Demeti, Gati.al - Punë ka, tani ka edhe profesionistë!

Platforma Gati.al u përzgjodh fituese e çmimit “Mobility of the year” në ICT AWARDS VI dhe për këtë jemi shumë krenarë, pasi një punë e madhe nga një ekip profesionistësh shumë të dedikuar, u shpërblye me një çmim prestigjoz. Arsyeja e këtij vlerësimi erdhi si pasojë e mundësive që ofron kjo platformë në treg.
Gati.al është platforma ku nga celulari juaj mund të gjeni mbi 2600 profesionistë (numër në rritje), në 216 profesione në të gjithë Shqipërinë.
Disa nga përparësitë e kësaj platforme janë:
a) një listë e madhe profesionistësh me detajet përkatëse të çdo profesionisti apo ekipi,
b) mundësi vlerësimi. Kjo ndikon në evidentimin e profesionistëve më të mirë,
c) u ofron profesionistëve të rinj mundësinë të aplikojnë për praktikë pune tek ekipet/kompanitë e regjistruara direkt nga platforma,
d) mundësi edukimi përmes rubrikës “Si të?”
e) promovon profesionistët dhe mundëson më shumë punë. Kështu, tregu nuk është më një lagje, por e gjithë Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e kudo ka shqiptarë.
Këto besoj kanë qenë arsyet kryesore për çmimin “Mobility of the year”. Ky çmim na vë përpara më shumë përgjegjësive, duke vazhduar në përmirësimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të platformës për t’u shërbyer sa më mirë përdoruesve tanë. Këto ditë, gati. al fillon një fushatë marketigu, e cila do të zgjasë rreth 3 muaj. Qëllimi kryesor i kësaj fushate do të jetë ndërgjegësimi i qytetarëve shqiptarë për platformën gati.al. Objektivat afatshkurtër janë regjistrimi i çdo profesionisti apo ekipi në territorin shqiptar në një kohë rekord, si dhe ndërgjegjesimi i qytetarëve dhe bizneseve shqiptare për mundësitë që ofron platforma, duke i ftuar ata ta përdorin për nevojat e tyre të përditshme.
Me rritjen e përdorimit padyshim që hapi i radhës do të jetë shtrirja e platformës në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi duke e bërë gati.al platformën e profesionistëve shqiptarë në Ballkan.
Ndaj, ftoj të gjithë lexuesit e Business Mag, të regjistrohen duke hapur një llogari për pak sekonda në gati.al versionin web/mobile ose duke shkarkuar aplikacionin në Android/IOS.

Shkarkoni këtu numrin 17 të revistës

×