
MEDIA
Na kontaktoni
A: Rruga "Myslym Shyri", kulla 9, 1001, Tiranë, Shqipëri
Nominimi i të Gati.al
Edicioni i 6-ë i çmimeve ICT Awards mbylli aplikimet më 31 mars 2018. Platforma Gati.al ishte një prej aplikuesve. Faza e aplikimeve u pasua nga ajo e prezantimeve përpara jurisë, e zhvilluar më 15 prill, pranë ambienteve të “Xheko Imperial”, ku juria u njoh nga afër me projektet e 20 aplikantëve nga Shqipëria.
Pas prezantimeve, jurisë iu desh një periudhë 5-ditore për vlerësimin e projekteve më të mira dhe në datën 20 prill platforma Gati.al u shpall një ndër tre finalistët për çmimin “Mobiliteti i Vitit”.
Pritet me shumë kërshëri mbrëmja gala e 27 prillit, kur do të shpallen fituesit e edicionit të gjashtë të ICT Awards.