MEDIA

Na kontaktoni
A: Rruga "Myslym Shyri", kulla 9, 1001, Tiranë, Shqipëri

Në 19 qershor 2018, u zhvillua përurimi i platformës digjitale Gati.al!

Platforma Gati.al është një urë lidhëse midis atyre që kërkojnë profesionistë për shërbimet që u nevojiten dhe profesionistëve që ofrojnë shërbime. Është falas, kudo dhe kurdo!

Në eventin e zhvilluar në hapësirën e parkingut poshtë sheshit “Skëndërbej”, patëm mundësinë të ndiqnim fjalimet e Z. Julian Demeti, themelues i Gati.al; Z. Philipp Keller, Chargé d’Affaires a.i. (I Ngarkuari me Punë a.i.) në Ambasadën e Zvicrës; Zj. Dajna Sorensen, Zv. Ministre e Financave dhe Ekonomisë dhe Z. Henry Leerentveld, Drejtor për Europën Lindore, Swisscontact.
Show more

Nominimi i të Gati.al

Edicioni i 6-ë i çmimeve ICT Awards mbylli aplikimet më 31 mars 2018. Platforma Gati.al ishte një prej aplikuesve. Faza e aplikimeve u pasua nga ajo e prezantimeve përpara jurisë, e zhvilluar më 15 prill, pranë ambienteve të “Xheko Imperial”, ku juria u njoh nga afër me projektet e 20 aplikantëve nga Shqipëria. 

Pas prezantimeve, jurisë iu desh një periudhë 5-ditore për vlerësimin e projekteve më të mira dhe në datën 20 prill platforma Gati.al u shpall një ndër tre finalistët për çmimin “Mobiliteti i Vitit”.

Pritet me shumë kërshëri mbrëmja gala e 27 prillit, kur do të shpallen fituesit e edicionit të gjashtë të ICT Awards.

 

×