MEDIA

Na kontaktoni
A: Rruga "Myslym Shyri", kulla 9, 1001, Tiranë, Shqipëri

INAUGURIMI I GATI.AL, PLATFORMA QË I SHËRBEN ‘EKONOMISË SIPAS KËRKESËS’

‘Aftësi për Punë’ S4J mbështet dhe promovon ato nisma që mundësojnë kalimin e lehtë dhe pa probleme të nxënësve dhe kursantëve nga shkolla ose trajnimi në botën e punës. Gati.al, platforma për profesionistët e lirë, është një ndër këto.

 Gati.al i shërben botën së punës që po ndryshon me ritme të shpejta. Ajo inkurajon futjen në tregun e punës nëpërmjet vetëpunësimit dhe përdorimit të mënyrave të reja (mjeteve digjitale). Platforma digjitale, fituesi i çmimit “Mobiliteti i Vitit në TIK”, shërben si urë midis nevojave të klientit dhe profesionistëve (ose ekipeve profesionale). Njerëzit që kanë nevojë për ndonjë shërbim profesional, postojnë ‘punën’ e tyre dhe profesionistët e vetëpunësuar (ose ekipet e kompanisë) do të reagojnë dhe propozojnë. Klienti pastaj mund të zgjedhë midis ofertave të ndryshme. Kjo është mënyra – e thjeshtuar – sesi funksionon gati.al. Në këtë platformë janë regjistruar më shumë se 2,600 profesionistë, të cilët janë të gatshëm për t’ju ofruar shërbimet e tyre.

 Më 19 qershor 2018, Gati.al organizoi një aktivitet me qëllim informimin e publikut në lidhje me  tiparet e reja të platformës dhe shpalljen e një fushate kombëtare për të promovuar platformën në rradhët e profesionistëve të lirë. Znj. Dajna Sorensen, Zëvendës Ministre e Financave dhe Ekonomisë, Z. Phillip Keller, Charge d’Affairs i.e. (I Ngarkuar me Punë) në Ambasadën e Zvicerës në Shqipëri dhe Z. Henry Leerentveld, Drejtor i Swisscontact për Europën Lindore ndanë me audiencën mendimet e tyre për shpejtësinë me të cilën po rritet mundësia për ushtrimin e profesioneve të lira si edhe për ndikimin e këtij revolucioni teknologjik, i cili po e bën gjithnjë e më të lehtë gjetjen e një pune përmes aplikacioneve për profesionistët e rinj të pavarur.

Ju duhet një elektricist? Hidraulik? Zhvillues faqesh interneti? Instruktor për joga? Thjesht vizitoni Gati.al! 2,626 profesionistë dhe ekipe profesionale në 217 profesione janë gati për të zgjidhur problemet tuaja në çdo moment! 

Regjistrohuni falas dhe gjeni zgjidhje nga 2,626 profesionistë dhe ekipe profesionale në 217 profesione. Shkarkoni Gati.al në Android (Linku: https://goo.gl/3tgQEA) ose iOS (Linku: https://goo.gl/VUo3ih).

U përurua platforma dixhitale e “Work on Demand” Gati.al

Deri më sot, Gati.al i shërben tregut shqiptar të kërkuesve të shërbimeve dhe ofruesve të shërbimeve me 2626 profesionistë dhe ekipe profesionistësh të verifikuar, të cilët ofrojnë shërbime në 217 profesione.

Të Marten e datës 19 Qershor u përurua në Tiranë platforma Gati.al, fituese e çmimit ICT Mobiliteti i Vitit në edicionin e 6-të të Albanian ICT Awards. 

Aktiviteti u mbajt në parkimin nëntokësor të Sheshit “Skënderbej” me pjesëmarrjen e një publiku të përzgjedhur.

Gjatë eventit të promovimit të platformës digjitale Gati.al, patëm mundësinë të ndiqnim fjalimet e z. Julian Demeti, themelues i Gati.al; Philipp Keller, Chargé d’Affaires a.i. (I Ngarkuari me Punë a.i.) në Ambasadën e Zvicrës; Dajna Sorensen, Zv. Ministre e Financave dhe Ekonomisë dhe Henry Leerentveld, Drejtor për Evropën Lindore, Swisscontact.

Gati.al është Platforme Dixhitale “work on demand”  – funksionon si një urë lidhëse ndërmjet individëve/kompanive që kërkojnë shërbime dhe profesionistëve/ekipeve/kompanive që ofrojnë shërbime.

Gjithashtu, ajo u shërben të gjithë nxënësve apo studentëve që mbarojnë një shkollë profesionale apo studime në degë specifike.

Deri më sot, Gati.al i shërben tregut shqiptar të kërkuesve të shërbimeve dhe ofruesve të shërbimeve me 2626 profesionistë dhe ekipe profesionistësh të verifikuar, të cilët ofrojnë shërbime në 217 profesione.

Në garën mbarëkombëtare në fushën e teknologjisë Albanian ICT Awards organizuar nga ICTSmedia për vitin e 6-të me radhës, Gati.al triumfoi në kategorinë e Mobilitetit përballë dy projekteve të tjera mjaft ambicioze si Platforma Edukative “Parashkollori” dhe Platformën e Trafikut Urban në Prishtinë.

Julian Demeti, themeluesi i Gati.al Ai drejton kompaninë Albanian Business Partner e specializuar ne fushat e Branding, Web&Mobile Applications si dhe Software.

 Ai ka kryer studimet universitare e pasuniversitare për Marketing në universitetin New York Tirana. /PCWorld Albanian

Mbrëmja gala e ICT Awards Albania Edicioni VI

Edicioni i 6-të i Albanian ICT Awards u finalizua në mbrëmjen gala të ditës së premte, 27 prillit 2018, ku u bë shpallja e fituesve të garës me praninë e mbarë komunitetit të TIK-ut. 24 finalistë nga 100 aplikime të mbërritura përmes faqes zyrtare të ICT Awards këtë vit pritën verdiktin e jurisë për 7 çmimet në garë.

Eventi u transmetua drejtpërdrejt edhe përmes llogarisë zyrtare të ICT Awards në Facebook, ku u ndoq nga shumë përdorues të rrjetit social të pasionuar pas teknologjisë.

Më shumë

×