Shërbime me pagesë

Kushtet e mëposhtme i referohen Shërbimeve dhe mënyrës së pagesës në lidhje me disa nga shërbimet me pagesë të platformës “GATI.AL”, si dhe rregullat në lidhje me kryerjen e pagesës, të cilat duhen pranuar nga ju për çdo shërbim me pagesë të përfituar nga platforma dhe për çdo pagesë të kryer për to.

  • 1- Shërbime me pagesë
  • Përmes platformës Gati.al ju mund të blini shërbimet e mëposhtme:
    • 1.1 Reklama
    • 1.2 Grupe SMS (Bundels) (http://gati.al/bli-paketa)
  • 2- Mënyra e Pagesës
  • Secilin prej shërbimeve me pagesë të ofruara nga platforma, ju mund ta përfitoni duke pranuar kushtet e përcaktuara më poshtë:
    • a) ju duhet të paguani çmimin e shërbimit të përcaktuar në marrëveshjen përkatëse të marrjes së shërbimit, kundrejt faturës tatimore të lëshuar nga platforma;
    • b) çmimi i paguar përfshin TVSh-në dhe detyrimet e tjera tatimore sipas legjislacionit në fuqi; Përgjegjësia për likuidimin e detyrimeve tatimore në lidhje me shërbimet me pagesë të ofruara nga platforma rëndon mbi këtë të fundit;
    • c) Pagesa mund të kryhet me transfertë bankare, në përshkrimin e së cilës duhet të cilësohet të dhënat e faturës (numri i serisë, numri i faturës, data) dhe përshkrimi i shërbimit, në numrin e llogarisë:
      INTESA SANPAOLO BANK
      IBAN: AL 68208110080000020837235301 LEK
        SWIFT: USALALTR
    • d) Pagesa mund të kryhet online përmes shërbimit PayPal. Përdorimi i kësaj mënyre pagese shoqërohet me detyrimin për pagesën e tarifës shtesë të përdorimit të Paypal-it, e cila rëndon mbi marrësin e shërbimit. Edhe në rastin e kryerjes së pagesës online ju duhet të cilësoni të dhënat e faturës dhe të përcaktoni shërbimin që po paguani. Pagesa online realizohet përmes instrumenteve bankare siç janë kartat e kreditit dhe të debitit (me rimbushje), të dhënat e të cilave regjistrohen në llogarinë tuaj në PayPal ose në fushat e përcaktuara gjatë kryerjes së një pagese.
    • e) Pagesat Cash (me para në dorë), transferta Cash nga një pikë në tjetrën (si: MoneyGram, Western Union) dhe çeku bankar nuk lejohen.
  • 3. Kthimi i pagesës
    • a) Në rast se ju keni paguar, por nuk keni marrë nga platforma shërbimin e porositur, atëherë platforma ka detyrimin t’ju kthejë pagesën e kryer, duke urdhëruar kthimin e vlerës së plotë të saj, sipas procedurave bankare dhe atyre të PayPal-it, në varësi të mënyrë së kryerjes së pagesës. Taksat e mbajtura nga Paypal/ banka për transfertën e parë dhe atë të kthimit, sipas të dyja mënyrave të pagesës, nuk janë të kthyeshme.
    • b) Në rast se shërbimi i porositur nuk është shfaqur plotësisht, sipas kushteve të rëna dakord në porosinë e bërë, atëherë platforma merr përsipër që t’ju rimburësojë vlerën e pagesës për atë pjesë të shërbimit të parealizuar, ose të shtyjë afatin e shfaqjes së reklamës për atë pjesë të pashfaqur apo rimburësojë përmes shërbimeve të saj për mospërmbushjen e plotë të detyrimeve që rrjedhin nga porosia. Në rastin e rimburësimit të vlerës së pagesës aplikohen procedurat e kthimit të përcaktuara në 3/a).
    • c) Në çdo rast, konstatimet e mësipërme duhet ti adresën [email protected] jo më vonë se 24 orë nga momenti që kanë ndodhur dhe kjo e fundit nëse i verifikon dhe i rezultojnë të vërteta merr përsipër rimburësimin e tyre.
  • 4. Të tjera
    • a) Përmes këtyre kushteve të pagesës ne zotohemi të sigurojmë mënyra pagese sa më efektive dhe të sigurta për ju, me qëllim marrjen e shërbimeve në kohë reale.
    • b) Për çdo paqartësi në lidhje me mënyrat e pagesës ju duhet të kontaktoni [email protected]
    • c) Palët synojnë të zgjidhin me mirëkuptim mosmarrëveshjet e lindura në lidhje me këto kushte përdorimi. Në rast se palët dështojnë në zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve ato duhet t’i drejtohen Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për zgjidhjen e tyre, sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së Shqipërisë.
×